Taravari takoi drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka realizuar një takim me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Maksimiljano Paoluçi, dhe Natali Lahire, udhëheqëse e programit për zhvillimin njerëzor.
“Gjatë takimit diskutuam për gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe mundësitë për përmirësimin e tij, duke u fokusuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor në shëndetësi”, njoftoi Taravari pas takimit.