Maqedoni

Taravari sot fali xhumanë bashkë me shqiptarët e harruar të Zelenikovës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vizitoi fshatin Strugodicë të komunës së Zelenikovës, fshat ky i banuar me shqiptarë, por i harruar nga pushteti.

Pas faljes së Namazit të Xhumasë në Xhaminë e fshatit, kryetari Taravari bashkë me banorët e Strugodicës, qëndruam në konak te z.Enver Idrizi, ku bashkëbiseduan për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e atjeshëm. Strugodicasit kryesisht merren me bujqësi dhe pëpunimin e duhanit, ku Taravari u premtoi se me Aleancën për Shqiptarët në qeveri, do të vlerësohet djersa a tyre.
“Në ditët në vazhdim, zv.ministrja e bujqësisë znj.Vjollcë Berisha, do t’ju vizitojë dhe do të dëgjojë hallet tuaja, me qëllim të marrjes së masave konkrete për subvencionim”, u premtoi kryetari Arben Taravari të pranishmëve.

Është biseduar edhe për problemet e shumta infastrukturore me të cilat ballafaqohen banorët në jetën e tyre të përditshme, e që kërkon zgjidhje imediate.

“Me qeverisjen tonë, shqiptarët në çdo cep do të kenë vëmendjen e njejtë dhe nuk do të ndjehen të harruar nga pushteti”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë vizitës në fshatin Strugodicë.