Maqedoni

Taravari: shpresoj që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, 8 maji ditë edhe më e rëndësishme

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, njëherit dhe kandidat për president nga Koalicioni VLEN ka realizuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale.

Taravsri pas votimit apeloi tek qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, duke thënë se 8 maji do të jetë ditë më e rëndësishme.

“Sot bashkë me familjen e bëmë obligimin tonë si qytetarë të këtij shteti. Porosia ime është që këto zgjedhje të kalojnë fer dhe të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos kush do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkhrahje do ta urojmë. Shpresoj që 8 maji të jetë ditë më e rëndësishme se sot”, theksoi Arben Taravari

Taravari konmentoi edhe deklaratat e Bilall Kasamit, ajo i cili tha se pushteti ka bërë veprime që janë në kundërshtim me procesin e lirë demokratike, Taravsri tha se i di ato informacione dhe se i kanë paraqitur në institucionet e duhura.(INA)