Maqedoni

Taravari: Preferoj pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri

Kreu aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se për momentin nuk ka diçka konkrete në lidhje me hyrjen e mundshme të ASh-së në pari, përcjell TV21. Taaravari pasi prezantoi disa propozim ligje për luftë ndaj korrupsionit tha se preferon që të hyjnë në Qeveri pas zgjedhjeve, pas çka tha se do të vijonte veting në të gjitha institucionet.

“Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se kjo temë…duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që vijmë, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve në Qeveri, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet, faktikisht të bëhet veting në të gjitha institucionet”, tha Taravari.