Maqedoni

Taravari përkujton epopenë e UÇK-së: Ideali i Komandantit legjendar është jetësuar

Në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes, Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave okupatore serbe.

“Si sot, një çerek shekulli më parë, në Prekaz të Drenicës, në zemrën e rezistencës shqiptare ndaj okupimeve të huaja dhe për mëvetësi, nisi një moment kthese historike e dhimbje për shqiptarët, që sot e kremtojmë me krenari si Epopeja e UÇK-së. Rezistenca përballë agresorit serb dhe sakrifica e familjes heroike Jashari ndërruan përgjithmonë hartën e Evropës duke hapur shtegun e pavarësisë së Kosovës. Falë sakrificës sublime të familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së, Kosova sot frymon lirshëm dhe ka një të ardhme të ndritshme, si vendi ndoshta më demokratik dhe me rritjen më të hovshme ekonomike në rajon. Ideali i Komandantit Legjendar Adem Jashari është jetësuar. Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”- ka shkruar kryetari Arben Taravari.