Maqedoni

Taravari për djegien e bilbordit: Të presim institucionet, nuk dua të besoj që është diçka e qëllimshme

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari thotë se nuk ka informacione se kush e ka djegur billbordin e tij në Karposht të Shkupit. Taravari tha se këtë duhet ta zbulojnë autoritetet, ndërsa ai shpreson që mos të jetë e qëllimshme.

“Nuk e di, nuk dua të besoj që është diçka e qëllimshme edhe pse mua ma dërguan videon diku pas mesnate. Një gjë e di për vete, se kurrë nuk ia kisha bërë kundër kandidatit tim një gjë të tillë, por përsëri nuk dua të prejudikoj, të presim, besoj që institucionet kompetente do të tregojnë pse dhe çfarë ka ndodhur”, tha Taravari.