May 5, 2024
Maqedoni

Taravari pas takimit: S’ka asnjë dyshim në rrugën evropiane të vendit, partitë shqiptare “pro” ndryshimeve kushtetuese

Ka përfunduar takimi në Tiranë mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë relaksuese për fillimin e vitit. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell Klan Macedonia.

Sipas Taravarit, nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe “pro” ndryshimeve kushtetuese.
Kreu i ASH-së në fund tha se nëse një takim të tillë do të ftonte kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, me kënaqësi do të merrte pjesë në të.

Taravari nuk deshi të komentojë mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim/KlanMacedonia