May 18, 2024
Maqedoni

Taravari: Nuk mund të ketë qeveri pa shqiptarët

Asnjëherë në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur qeveri pa shqiptarët dhe përsëri nuk guxon të ketë qeveri të tillë një etnike. Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar kërkesën e kryetarit  të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për krijimin e një Qeverie pa BDI-në. Taravari theksoi se janë duke i ndjekur dhe analizuar me kujdes zhvillimet e fundit politike në vend. Ai thotë se ASH deri në fund të javës do të mbajnë një mbledhje me kryesinë e partisë së tij ku do të vendosin për qëndrimin që do të mbajnë për këtë çështje.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 

“Sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së, për daljen e partive shqiptare nga qeveria, dua të theksojë se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe prespektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektorale. ASH vendosi të hyjë në qeveri për hirë të procesit, por do të adaptohet varësisht nga rrethanat e reja, qoftë në qeveri, apo jashtë saj. Për ne vetëm përmbyllja e procesit është i rëndësishëm dhe ne do të japim kontributin tonë, pa kushtëzime pa shantazhime”

Lideri i ASH-së gjithashtu deklaroi se ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi, më së voni deri në momentin e  mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT  03:47

“Edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-DPMNE-së, për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e 27 vendeve anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë ekspicite hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese, pra njëherë përmbyllja e ndryshime kushtetuese, e më pas hapja e negociatave, andaj vlersojë se kushti i opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese suspenzive është thejshtë e pa realizueshme, sepse ajo bie ndesh me kornizën negociuse me BE-në”

Ndërkaq, porosia e tretë e ASH-së, është siç thot Taravari, do të vazhdojnë kërkesën e tyre për heqjen e 20-përqindëshit, që sipas tij, mohon identitetin shqiptar dhe përdorimin e gjuhës shqipe në shkallë të vendit. Taravari vlerësoi se tash është momenti që të bëhet ky ndryshim.