Maqedoni

Taravari në “ Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai”

Kam kënaqësinë të marr pjesë në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, një takim digjital global tanimë tradicional që synon avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në botë.

Së bashku me liderë politikë dhe të sektorit privat, mendimtarë dhe ekspertë nga e mbarë bota, do të diskutojmë se si komuniteti ndërkombëtar mund të adresojë sfidat globale aktuale dhe ato të ardhme që ndikojnë në zhvillimin e njerëzimit.
Falënderoj Omar Sultan Alolama, Ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale të Emirateve të Bashkuara Arabe, për ftesën në këtë ngjarje të rëndësishme botërore, që konfirmon marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona.

Në këtë Samit i cili është i dhjeti me radhë, bashkë me kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, jemi për të marrë dhe dhënë porosi se është më se e rëndësishme, që qeveritë të ofrojnë mundësi konkrete dhe ligjore për të nxitur inovacionet në sektorë të ndryshëm që ndikojnë në stabilitet dhe barazi.

Falënderoj ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe në Abu Dhabi, z. Abdulkadër Mehmedi, për menaxhimin e pjesëmarrjes tonë dhe aktivitetet e tija për promovim të vlerave të shtetit tonë në EBA.