Taravari në darkën e inaugurimit të Presidentit amerikan Donald Trump
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari i shoqëruar nga lobistë shqiptaro-amerikanë ka marrë pjesë në darkën e inagurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump në Capitol Hill Club, vatrën e Republikanëve në Capitol Hill, Washington, DC.
Darka e inaugurimit të presidentit amerikan është një ngjarje zyrtare dhe ceremoniale që zhvillohet pas ceremonisë së betimit të Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara.
Kjo darkë është pjesë e festimeve të inaugurimit dhe ka disa veçori të rëndësishme. Për organizimin e pranisë së liderëve shqiptarë në këtë ngjarje të veçantë është përkujdesur Faton Bislimi, anëtar shumëvjeçar i Capitol Hill Club dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kongresistit Joe DioGuardit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Darka është një mundësi për të festuar fillimin e një administrate të re dhe për të nderuar presidentin dhe zëvendëspresidentin e sapobetuar.
Ajo përfshin pjesëmarrjen e liderëve politikë, ambasadorëve, personaliteteve të njohura, dhe të ftuarve të tjerë të rëndësishëm nga vendi dhe jashtë.
Këto ngjarje simbolizojnë unitetin kombëtar dhe një fillim të ri për qeverisjen e vendit. (INA)