Maqedoni

Taravari: Më vjen keq për Ziadin Selën

I ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, Arben Taravari nga VLEN tha po të mos ndahej ASH-ja para zgjedhjeve, ndoshta sot VLEN do të kishte dhe 10 mijë vota më shumë me Ziadin Selën.

“Më vjen keq kur e shoh se si një politikan që 10 vite e ka kritikuar Ali Ahmetin dhe BDI-në, si Ziadin Sela sot është gjithmonë pranë Ali Ahmetit. Për aq sa kemi bashkëpunuar me z.Sela e kemi dëgjuar e kemi besuar, mirëpo ua garantoj që nëse z.Sela do të ishte më ne në këto zgjedhje do të kishim ndoshta 10 mijë vota më shumë”, tha Taravari.

“Unë besoj që partitë shqiptare që janë pjesë e Frontit Europian do të shkrihen në BDI, mirëpo jo partitë turke apo partita boshnjake ose rome”, tha Taravari. /TvKlan.mk