Maqedoni

Taravari dhe Sela në Gostivar: Aleanca e Gostivarit shënon rritje akoma më shumë

Arben Taravari dhe Ziadin Sela, takuan sonte strukturat e partisë në bastionin e ASH-së, në Gostivar. Ata deklaruan se sfidat dhe nevojat e qytetarëve dëshmohen se janë pioritet në këtë qytet nga pushteti lokal, gjë e cila ka sjellur jo vetëm fitore të vazhdueshme, por edhe rritje të jashtëzakonshme të ASH-së në Gostivar.

Taravari tha se ASH nuk pretendon t’i mbivendoset popullit, derisa tha se kurrë nuk do të qeverisin kundër qytetarëve.

Ne qeverisim bashkë me qytetarët, asnjëherë kundër tyre dhe jemi organizatë për sa më shumë tubime publike e shoqërore për temat që jo vetëm që ne i kemi në program, por edhe për problemet të cilat i preokupojnë qytetarin tonë kudo që ai është, tha Taravari. Sipas tij, testi më i mirë se nga duhet lëvizur, janë takimet me qytetarët.

Ziadin Sela nga ana tjetër, u shpreh i kënaqur me numrin e anëtarësisë në ASH nga qyteti i Gostivarit.

Mbështetja e madhe që kemi nga ky qytet, tha Sela, duhet të reflektohet edhe në anëtarësinë e qyteteve tjera. Prandaj, është i rëndësishëm angazhimi që të rrisim numrin e anëtareve në organizatën tonë sepse nesër dikush nga ju do të jetë në organet vendimmarrëse, shtoi Sela.

Në këtë takim, u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari, th se bashkëpunim me anëtarësinë dhe qendrat e ASH-së nëpër komuna. do të jetë edhe më i ngushtë dhe i shtuar.

Taravari dh Sela, kanë zbritur në terren kohë më parë për të takuar qytetarët dhe anëtarësinë për të ringritur partinë, ndërsa motoja mbetet “Vazhdojmë para”.