Taravari del me njoftim të rëndësishëm për anëtarësinë partiake
Të nderuar aktivist dhe simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët,
Nisur nga vendimi i Kryesisë së Partisë për përditësimin e regjistrit të anëtarësisë së Partisë që ishte paraparë deri më sot (30 qershor) por, pas një fluksi të lartë të interesimit dhe për një proces më gjithëpërfshirës, afati i regjistrimi të anëtarësisë vazhdon deri më 15 korrik. I kemi dyert e hapura për të gjithë ata që e shohin veten pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët./Arben Taravari