Maqedoni

Taravari: BDI janë shndërruar në lypsarë postesh

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në rrjetin social Facebook, shkruan se BDI vazhdon të eci në rrugë të mbrapsht. Taravari mes tjerash shton se BDI-ja lutet që ta marrin në Qeveri dhe janë shndrërruar në lypsarë postesh.

“BDI-ja po vazhdon të eci në rrugë të mbrapshtë. Po lutet që ta marrin në Qeveri dhe sado e refuzojnë ajo sërish dërgon negotiator që janë shndërruar në lypsarë postesh”, ka shkruar Arben Taravari nga VLEN.