Taravari: ASH mbështetet propozimin francez, gjuha e 20% duhet të hiqet nga Kushtetuta
Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e tij në Click 21 u shpreh se propozimi francez do të kalojë në Kuvend me 61 vota dhe se partia e tij dhe opozita shqiptare mbështesin këtë propozim.
Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka mund që t’i përfshijë të gjitha palët në bisedime dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte kundërshtime në kampin politik maqedonas.
Megjithatë, Taravari theksoi se kur të nisin ndryshimet kushtetuese, ASH do të kushtëzojë që gjuha e 20% të quhet gjuha shqipe
“Do të insistojmë në çdo mënyrë që në këtë hapje të Kushtetutës, 20% të hiqet dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedo0nisë së Veriut”, tha Taravari.
Taravari: ASH është distancuar nga politikat e VMRO-së
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën për Click21 theksoi se është keqpërdorur bashkëpunimi në i ASH-së me VMRON-në zgjedhjet lokale.
“Është keqpërdorë bashkëpunimi me VMRO-në gjatë zgjedhjeve lokale. Kjo është e vërtetë dhe ne kemi dalë, e kemi thënë publikisht. Për 6 komuna ne kemi pasur marrëveshje për t’i mbështet kandidatët e njëri tjetrit, edhe atë në Çair, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë”, tha Taravari duke shtuar se e njëjta ka ndodhur mes LSDM dhe BDI në zgjedhje lokale të vitit 2017 ku LSDM nuk ka nxjerr kandidatë në Tetovë, Gostivar dhe po ashtu edhe VMRO ka mbështet BDI-në zgjedhjet e vitit 2013, 2009 dhe zgjedhjet tjera.
Sipas Taravarit, Aleanca për Shqiptarët është distancuar nga politikat që tani i bën VMRO-DPMNE-ja dhe se bashkëpunimi me VMRO-në është vendosur në moratorium.
“Jemi distancuar komplet nga VMRO-ja. Bashkëpunimi i ASH-së me ata është në moratorium”, u shpreh Taravari duke theksuar se si parti, për momentin janë të fokusuar te propozimi francez, integrimi i vendit dhe zgjedhjet për Këshillin komunal të Tetovës.
Taravari: BDI ka tendenca ta rris Levicën
Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit u shpreh se Levica është parti politike minore dhe se BDI ka tendenca ta rris dhe ta zhvillojë.
“Levica nuk ka strukturë politika. Është parti e rastësisë dhe çdo herë maqedonasit kanë pasur parti radikale të cilët as vet nuk e dinë ta sqarojnë pse ekzistojnë. Levicën nuk e konsideroj si faktor politik i rëndësishëm. Ajo është parti minore që mbështetet nga shovinistët maqedonas”, u shpreh Taravari.
Taravari theksoi se për momentin duhet të mblidhen partitë politike dhe të krijohet konsensusi për t’u ndryshuar Kushtetuta dhe krahas ndryshimeve kushtetuese që kërkohen nga propozimi francez të hiqet edhe 20% dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në RMV.
“Ne kemi treguar se kemi krenar dhe dinjitet. Në vitin 2017 kemi dalë nga qeveria për arsye të krenarisë dhe dinjitetit. Përsëri kemi pasur shumë vërejtje ndaj VMRO-së, kemi pasur bashkëpunim, por kemi krenari dhe dinjitet. Nuk ka mundësi që brenda natës të shkarkosh një drejtor për arsye morale, natyrisht që ne kemi krenar dhe themi vazhdo vet”, deklaroi Taravari.