Maqedoni

Taravari: ASh e lëviz figurën e shahut për ndryshimet kushtetuese apo zgjedhje të parakohshme

Me 21 janar e kemi Kuvendin e partisë i cili mbahet në Kumanovë dhe aty e shpalosim vendimin ose pas Kuvendit, për të qenë ose jo pjesë e Qeverisë. Ky informacion u dha sonte në “Click Plus” në Tv 21 nga kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

“Vendimin për të shkuar në Qeveri do ta sjellin organet partiake. Kjo çështje u stërzgjat dhe besoj se pas Kuvendit me 21 janar ose në Kuvend e hapim këtë debat për të sjellur vendim përfundimtar. Besoj se pas dy-tre javëve apo deri në fund të janarit vendosim”, deklaroi Arben Taravari, kryetari i ASh-së.

Në parti ekspertë kanë shqyrtuar cilat janë dobitë e shkuarjes së ASh-së në Qeveri, shtoi më tej Taravari. Ai tha se do ketë kushte.

“20 % besoj se është absolvuar, por këtu të gjitha subjektet shqiptare jemi unanim. Pse mos kemi edhe Kushtetutë të re dhe Presidenti Pendarovski duhet ta mendojë që mos e ndryshojmë Kushtetutën çdo 5-10 vite. Tani nuk duhet të pengohet akoma, por pas arritjes së ndryshimeve kushtetuese pala shqiptare dhe maqedonase duhet të ulen dhe të flasin për Kushtetë të re”, tha Taravari.

Ai tha se për ndryshimet kushtetuese duhet dialog mes LSDM dhe VMRO-DPMNE. Sipas tij, nëse deri në fund të vitit nuk arrihen ndryshimet kushetetuese, do hyjmë në një rreth vicioz dhe do ketë implikime shumë të rënda për funksionimin e vendit.