May 13, 2024
Kolumna

Taravari: A janë seriozë këta të BDI-së?

BDI i dha një lajm qytetarëve:
Kanë folur në Abu Dabi për Kodrën e Diellit!
A janë seriozë këto të BDI-së?! Ç’janë këto shaka pa kripë që bëjnë me popullin?! Kanë 20 vjet që nuk bëjnë asnjë investim, me paaftësinë e tyre na kanë përzënë 300 mijë veta, dhe tani kujtohen, vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të na flasin për takime biznesi në Abu Dabi! Çfarë Abu Dabi?!

Tetovë! Tetovë e ka emrin vendi për të cilin duhet të punoni e të cilit e keni shkatërruar!
Nuk është çudi që turi i vizitave të z.Bujar Osmanit të vazhdojë në Palma De Majorka ose në Bora Bora, e aty midis diellit tropikal e kushteve të hoteleve përrallore me nga 7 yje, t’ju flasë turistëve për Tetovën e tetovarët të cilët jetojnë shumë më të varfër se funksionarët e BDI-së!