Maqedoni

Talat Xhaferi shpallet qytetar nderi i Lezhës

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shpallur qytetar nderi i Bashkisë së Lezhës – Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaferi nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Jam veçanërisht i nderuar dhe krenar që e pranova titullin Qytetar Nderi i Komunës Lezhë. Edhe një simbol i urave dhe lidhjeve të pandashme që i kultivojmë me Republikën e Shqipërisë”, shkroi Xhaferi, transmeton TV21.
Xhaferi ka qëndruar sot në Shqipëri ku është takuar me homologen e tij, Lindita Nikolla.