Taksisti kosovar sulmohet fizikisht para Aeroportit të Shkupit
Një shtetas i Kosovës, taksist, ka qenë pre e një sulmi fizik në Shkup, transmeton TV21. Ai është sulmuar në veturën e tij me targa të Kosovës.
“Më datë 16.11.2024 në ora 19.30 në SPB Shkup, F.S.(34) nga Kosova ka denoncuar se para ndërtesës së Aeroportit të Shkupit në veturën e tij taksi me targa të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga një person”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.