Maqedoni

Taksa bullgare rrit çmimin e gasit rus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se gazi rus nga sot në Maqedoni të Veriut është më i shtrenjtë për shkak të vendimit të Bullgarisë për vendosjen e taksës shtesë prej 10 eurove për megavat orë për energjinë që tranzitohet nëpër këtë vend. Ai tha se vendi është pothuajse tërësisht e furnizuar me gaz rus sepse ka vetëm një gazsjellës të ndërtuar që lidhet me Bullgarinë dhe aktualisht është me kapacitet të kufizuar.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Furnizuesi i cili ka kontratë direkte me ‘Gazprom’ filloi të rrisë çmimet me 10 euro duke inkorporuar taksën e vendosur në Bullgari. Kemi dy furnizues të tillë në vend njëri është firmë simotër e TE-TO-s dhe tjetra është një kompani në Maqedoni të Veriut që përdor tërësisht gazin rus. Ata tashmë po bëhen jokonkurruese në tregun maqedonas duke furnizuar gaz natyror rus”.

Lidhur me pakon e re të masave kundër krizës Bekteshi tha se mund të pritet në mes ose në fund të javës së ardhshme.