May 22, 2024
Maqedoni

Takimi në Prishtinë tek Kurti, flet Izet Mexhiti para takimit

Krerët e Partitë opozitare shqiptare të Koalicionit LEN, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti si dhe kreu i ASH-së, sot pasdite kanë zbritur në Prishtinë.

Klan Kosova merr vesh që të njëjtit pritet të zyrtarizojnë sot koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

E gjithë kjo, vie si parapërgatitje për zgjedhjet e parapara më 8 maj atje.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi për Klan Kosovën, se arsye e vizitës së tij në Kosovë, qe ftesa e kryeministrit, Albin Kurti.

Takimi mes tyre pritet të nis pas pak.

Kujtojmë që aktualisht Maqedonia e Veriut ka në krye të qeverisë së saj kryeministrin teknik, shqiptarin Talat Xhaferin.