Takimi Kurti-Vuçiq nuk do mbahet në Shkup, por në Ohër
Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në Shkup, por në Ohër, ka njoftuar përfaqësuesi i BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak.
Maqedonia e Veriut si mikëpritse e vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, u caktua në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, transmeton Lideri.mk.
Mediat raportuan se dialogu do të vazhdon në Shkup, mirëpo Lajçak përmes një postimi në twiter ka njoftuar se takimi do të jetë në Ohër.
Lajçak ka falënderuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministrin Bojan Mariçiq për takimet e realizuara, si dhe për përkrahjen që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i jep dialogut Kosovë-Serbi.