Takim i përbashkët vëllazëror në fshatin Bellanoc të Likovës (Foto)
Postim i biznesmenit dhe veprimtarit politik kumanovar, Feriz Dervishi të cilin portali Lideri.mk e sjell të plotë në vazhdim:
FALËNDERIM
Me rastin e realizimit të një ëndrreje të kahmotshme që e kurorëzuam me TAKIMIN E PARË TË PËRBASHKËT E VËLLAZËROR në vendlindjen tonë të dashur, në fshatin Bellanoc, të cilit po i rikthehet jeta dhe ngjyrat e gjallnisë e të traditës sonë shumëshekullore, e shoh të udhës dhe ndjej obligim moral e njerëzor t i falënderoj të gjithë të pranishmit, pa dallim moshe e gjinie, madje dhe të tjerët që kishin dëshirë të ishin me ne e, për arsye të ndryshme na munguan.
Pastaj dhe ansamblet tona të mrekullueshme që ruajtën dhe po e kultivojnë traditën tonë muzikore, EMIN DURAKUN nga Shkupi dhe BAJRAM SHABANIN nga Kumanova, por edhe rapsodët e shquar të folklorit burimor, Vëllezërit Osmani për një program të larmishëm popullor, duke na dhuruar këngë e valle në një ditë të shënuar vere, duke na i kënaqur zemrat atz ku ndihemi më së miri.
Po, një falënderim e një mirënjohje e madhe e meriton dhe Këshilli Organizativ, për angazhimin dhe punën e pakursyer që gjithçka të shkojë si është më së miri.
Duke ndjerë dhe në këto momente një kënaqësi të madhe për realizimin e këtij Takimi në Vendlindjen tonë, dëshiroj, uroj dhe ju FTOJ që ta bëjmë TAKIM TRADICIONAL , pra të përvitshëm dhe ta begatojmë nga viti në vit, sepse vetëm kështu mund t’ia kthejmë borgjin këtij vendi që na rriti dhe na pret zemërhapur në çdo kohë, me të gjitha të mirat që ia ka falë natyra dhe i lumi Zot.
I Juaji
Feriz DERVISHI
(Lideri.mk)