Maqedoni

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski realizoi takim dypalësh me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain, informon MPB.

Të dy palët biseduan për bashkëpunimin intensiv dhe cilësor si ndërmjet dy vendeve, ashtu edhe ndërmjet ministrive me ç ‘rast ministri Toshkovski shprehu falënderim për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë në forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të policisë së Maqedonisë nga ana e policisë suedeze si dhe mbarë procesit eurointegrues të vendit tonë.

Theksi në këtë takim u vendos në mundësinë e njohjes reciproke dhe zëvendësimit të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve, që për qytetarët tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Suedi do të jetë lehtësim i madh dhe ulje të shpenzimeve.

Ambasadorja e Suedisë përshëndeti përkushtimin e Qeverisë dhe të ministrisë në luftën e vendit kundër krimit dhe korrupsionit dhe i shprehu falënderim MPB-së për të gjitha aktivitetet në drejtim të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendit.

“Në takim, gjithashtu, u theksua njohuria e projektit të përbashkët ‘Mbështetja suedeze për reformat policore’ mbështetur me mbështetjen financiare të Agjencisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar ‘SIDA’ në kohëzgjatje prej tre vjetëve, që paraqet edhe një tregues për bashkëpunimin e përbashkët të suksesshëm”, thuhet në kumtesën e MPB-së.