Takim i Gashit me përfaqësuesin zyrtar të fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup, Braun
Mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe hapat në lidhje me eurointegrimin, kanë shkëmbyer sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup.
Siç informojnë nga prs shërbimi i Kuvendit, në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e deri tanishëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë tonë, kryetari Gashi shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit edhe me projekte konkrete në shtëpinë ligjvënëse.
Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapat e mundshëm për përforcimin e transparencës së Kuvendit dhe hapjes së tij ndaj qytetarëve. U përqendruan edhe për mundësitë për përforcimin e rolit të pushtetit ligjvënës në proceset që drejtojnë në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.
Në takim, thuhet më tej, u bisedua edhe për bashkëpunimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bundestagun e Gjermanisë.