Maqedoni

Takim Gashi-Geer, lajme optimiste për zgjidhjen e rasteve të montuara

Sot, bashkë me deputeten, njëherazi nënkryetare e partisë, Safije Sadiki – Shaini, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka rralizuar takim ne Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer.
“Duke diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, e shfrytëzova rastin që ta njoftoj z. Geer me iniciativën e Alternativës që, gjatë hapjes së kushtetutës, lufta kundër korrupsionit të sanksionohet si normë kushtetuese që do ta ndalojë vjetrimin e lëndëve të tilla”, njoftoi Gashi
Ambasadori Geer ka përshëndetur iniciativën e Alternativës, duke uruar sukses, “sigurisht duke u dakorduar që kjo duhet të bëhet me dakordim të përgjithshëm politik, pa e rrezikuar procesin eurointegrues”.
“Përveç kësaj, e njoftova z. Geer edhe me iniciativën e Alternativës që të kërkojmë ndihmë nga Komisioni Europian për evaluimin e disa proceseve gjyqësore, për të cilat opinioni ka dyshime për implikime politike, që ka qenë një nga pikat e marrëveshjes për inkuadrimin e Alternativës në qeveri vitin e kaluar. Me këtë rast e njoftova Ambasadorin se tashmë ia kam dorëzuar Kryeministrit propozim-letrën e përgatitur nga ne dhe ne presim që ajo të kalojë në qeveri dhe pastaj t’i adresohet Komisionit Europian.
U ndamë me shpresë se këto dy çështje do të ndihmojnë në fuqizimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke e kthyer besimin e qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore.
Konkluzioni i këtij i takimi ishte se vetëm integrimi në Bashkimin Europian nuk ka alternativë tjetër”, njoftoi Gashi pas takimit.