Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, sot realizoi takim me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për rini dhe sport në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Amir Bilalli. Në takim është biseduar për projektet e përbashkëta për rini dhe sport duke vendosur theksin te diaspora jonë.
“Janë katër projekte esenciale që do fuqizojnë rininë tonë aktive në diasporë, mes tyre: Rritjen e mobilitetit dhe bashkëpunimit mes rinisë këtu dhe atyre që jetojnë në diasporë; Në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, vendosja e programit për praktikë verore dhe voluntarizëm për rininë e diasporës; Krijimin e programeve për arsim joformal të të rinjve të diasporës përmes trajnimeve, konferencave etj; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, krijimi i “Klubit rinor të diasporës”, inkuadrimin e këtij klubi si trup këshillues në institucionet e Agjencisë për rini dhe sport dhe aktivitete të përbashkëta mes tyre dhe organizatave rinore në vendin tonë”, njoftoi Çupi pas takimit.