Dossier

Ta përkujtojmë Drita Saitin nga Orizarja e Likovës, gruaja që dhuroi stolitë për Universitetin e Tetovës

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

TË E PËRKUJTOMË DHE MOS TË E HARROJMË DRITA SAITIN

Me rastin e 8 Marsit për çdo vit kremtojmë këtë datë edhe ate dikush duke e quajtur si ditë e nënave,dikush ditë e grave, dikush ditë e… Qëllimi im në këtë shkrim nuk është që të sqaroj se si duhet të e quajmë ditën e 8 Marsit.

Qëllimi im në këtë shkrim është që të i them disa fjalë e fjali në këtë shkrim se shumë gra, vajza duhet të i përkujtojmë jo vetëm për 8 Marsin, por disa vajza, disa gra, disa nëna, disa motra duhet të i përkujtojmë jo vetëm për 8 Mars, por duhet të i përkujtojmë shumë më shpesh dhe mos të i harrojmë për veprimtarinë e tyre që kanë bërë gjatë kohës së tyre.

Kemi edhe shumë mësuese kanë lënë gjurmë të pashuara, kemi shumë dëshmore, kemi shumë humaniste të gjinisë femërore që janë futur ose duhet të futen në faqet e historisë shqiptare.Në këtë rast. Në këtë 8 Mars të vitit 2022 dua të e përkujtojë një femër, një motër, një grua, një nënë e cila për një tempull të diturisë hoqi nga qafa e saj stolitë nga ari dhe ia dhuroi këtij tempulli të diturisë.

Kjo ishte z. Drita Saiti një vajzë nga fshati Llojan i komunës Likovës. Ishte një vajzë që kishte një prejardhje nga një familje intelektuale. Ishte një bashkëshorte e një intelektuali dhe veprimtari nga fshati Orizare të komunës së Likovës.

Pra ishte bashkshortja e tani e të ndjerit z, Vaid Saitit. Ishte nëna e tre djemve të saj intelektualë Blerimit, Argtimit dhe Kushtrim Saitit. Ishte një motër shqiptare e cila gjatë themelimit të Univerziteti të Tetovës.

Dhuroi të gjitha stolitë nga ari që i kishte të blera që nga koha e saj e nusërisë. Ia dhuroi të gjitha këtij tempulli të diturisë. Para një viti nga mortaja e virusit korona çifti bashkshortorë Vaid Saiti dhe Drita Saiti ikën nga kjo botë për në botën e amshuar.

Dytë ishin që kontribuan në çdo aspekt sa herë që e deshi nevoja. Gjesti i të ndjerës z, Drita Saitit mbeti një gjest i cili asnjëherë nuk duhet harruar. Pra, ajo ishte një motër shqiptare e cila hoqi nga qafa të gjitha stolitë nga ari dhe ia dhuroi këtij timpulli të diturisë. Ia dhuroi Univerzitet të Tetovës të sapo themeluar për shqiptarët këtu te ne në Maqedoninë e Veriut.

Pra benda këtyre dy datava të rëndsishme 7 dhe 8 Marsit duhet të përkujtohet z. Drita Saiti dhe të gjitha motrat dhe nënat shqiptare që dhanë kontributin e tyre për liri e atdhe duke mos e kursyer edhe jetën e tyre.

Zoti e shpërbleftë me parajsë motrën tonë shqiptare tani të ndjerën z. Drita Saitin për kontributin e saj për një tempull të diturisë.