Dy turiste shqiptare nga Maqedonia në Shqipëri në gjendje të rëndë, rrezikuan të mbyten në det
Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar jetën në plazhin e Golemit. Dy prej pushueseve janë në gjendje të rëndë, ndërsa më e reja është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në plazhin e Golemit. Tri pushueset kanë qenë duke notuar kur kanë rrezikuar të mbyten në det. Të trija, sipas policisë lokale, janë shtetase nga Maqedonia e Veriut.
Menjëherë u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë së Kavajës që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Pushueset ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore ku shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë. Pushueset janë shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare. Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore. Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel