May 10, 2024
Kosovë

Sveçla: Terroristët serbë u përgatitën në Serbi (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dalë në një konferencë për shtyp, një javë pas u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serbë.

Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla

“Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare”.

“Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”.

“Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeqeviq shefi i komandës ushtarake Milan Milojseviq”.

Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga nga dronët që kanë konfiskuar.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë”. /Klankosova.tv.