Sunak sot e merr detyrën e kryeministrit, pas takimit me mbretin Charles III
Rishi Sunak do të zyrtarizohet këtë mëngjes si kryeministër i Britanisë së Madhe, pas takimit me mbretin Charles III.
Sunak u bë udhëheqësi i ri i konservatorëve të hënën, pasi rivalja Penny Mordaunt nuk arriti të sigurojë nominimet e mjaftueshme nga deputetët konservatorë.
42-vjeçari do të jetë kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë dhe më i riu në më shumë se dy shekuj.
Sunak do të marrë pushtetin pas takimit me Mbretin Charles III, i cili do të emëron kryeministrin e tij të parë që nga ngjitja në fron vetëm dy ditë pasi nëna e tij e ndjerë Mbretëresha Elizabeth II emëroi Truss.
Ceremonia e 6 shtatorit ishte akti i fundit i madh publik i mbretërimit të saj rekord.
Lizz Truss largohet nga posti si kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori, pasi një buxhet katastrofik me uljen e taksave shkaktoi trazira ekonomike dhe politike.
47-vjeçarja njoftoi dorëheqjen e saj të enjten e kaluar, duke pranuar se nuk mund të jepte “mandatin” e saj nga anëtarët konservatorë – të cilët e kishin zgjedhur atë në vend të Sunak në verë.
Ai tani ka bërë një kthesë mahnitëse në fatet politike dhe zotohet të bëjë të njëjtën gjë për Britaninë ndërsa përballet me inflacionin e lartë prej dekadash, rritjen e kostove të huamarrjes dhe recesionin e afërt.
Duke iu drejtuar publikut të hënën, Sunak premtoi “stabilitet dhe unitet” si dhe bashkimin e “partisë tonë dhe vendit tonë së bashku”.