BallinaMaqedoni

Sulmohet fizikisht ish ministri në qeverinë e Maqedonisë (Foto)

Ish-shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov ka shkruar në rrjetet sociale se sot gjatë pazarit është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga një qytetar, transmeton portali Lideri.mk, kurse pas ngjarjs ka shkuar ta raportojë sulmin në stacionin policor.

Njoftimin e përcjellim të plotë:

“Sot në mëngjes, teksa isha duke bërë pazar, pata një incident të pakëndshëm me një burrë që as e di e as e njoh, i cili më sulmoi në mënyrë agresive dhe me kërcënime.
Nuk e di saktësisht pse, sepse ai nuk tregoi, ndoshta politikisht, dhe unë jam aq politikisht vetvetja sa ai mund të ishte frymëzuar nga të gjitha anët 🙂

Mënjanë shakanë, ne jemi personazhe publike, duhet të kemi një prag më të lartë tolerance ndaj kritikës dhe të jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë qytetarët do ta respektojnë apo do të jenë të kënaqur me punën tonë.
Por në momentin që kritika është një shpërthim agresioni verbal apo fizik, duhet të reagoni. Është detyrë të reagosh.

Kjo është arsyeja pse e kam raportuar siç duhet rastin.
Jam mirë, as që dua të komentoj vetë incidentin, organet e rendit janë angazhiar, por demokracia maqedonase qartësisht nuk është e mirë dhe kjo meriton koment.
Çdo ditë shohim se si urrejtja vetëm buron nga partitë, nga botet, nga media… shoqëria jonë është e sëmurë kur kriminelët dhe banditë mund të kërcënojnë dhe dhunojnë në mes të ditës.
Kam lexuar se dje një grup banditësh kanë bërë tërbim dhe kanë sulmuar në mes të Qendrës, në rrugën Maqedonia. Çdo ditë raportohet për zënka, konfrontime e deri në vrasje.
Nëpër shkolla kemi raste të tmerrshme të bullizmit dhe dhunës së bashkëmoshatarëve.
Çfarë lajme kishte dje.
Ndërsa po prisja në stacion, dy gra erdhën të lemeritura për të raportuar një tentativë për rrëmbim të fëmijëve. Nuk e di se si u zhvillua rasti dhe çfarë saktësisht konstatoi policia, por pikërisht momenti që dikush dyshon se fëmija u tentua të rrëmbehej në mes të ditës flet shumë dhe ishte jashtëzakonisht shqetësuese.
Të gjithë qytetarët vuajnë në një atmosferë mosndëshkimi dhe mungesë rregulli.
Tërbim, mungesë kulture, agresion… në trafik, në qendra tregtare, në shkolla, në spitale… kjo është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.
Përgjegjësi dhe rregull!
Ne duhet të jemi më të mirë dhe më të pjekur se kjo, miqtë e mi, ose të gjithë do të mbytemi në primitivizëm.
Pyetja e vetme do të jetë kush do të jetë i pari”, ka shkruar Dimitrov./Lideri