May 26, 2024
Rajon - Botë

Sulmi me raketa shkatërroi bazën ushtarake të Ukrainës – raportohet për 70 ushtarë të vdekur

Sulmi me raketa shkatërroi bazën ushtarake të Okhtyrkës, Ukrainë – raportohet për 70 ushtarë të vdekur
Më shumë imazhe të masakrës në bazën ushtarake Okhtyrka po shfaqen, ku një raketë ruse vrau të paktën 70 ushtarë ukrainas të dielën.

Imazhet më poshtë thuhet se janë shpërndarë nga zyrtari lokal në rajonin e Sumy, Dmytro Zhyvytskyi, përcjell Telegrafi.

Ato tregojnë përpjekjet e shpëtimtarëve për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat që po digjeshin.

Ndërkohë derisa Ukraina ka hyrë në ditën e gjashtë të agresionit rus, mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.

Dëshmitarët okularë vunë në dukje se trupat ruse po përparojnë “nga aeroporti në autostradën Nikolaev dhe një unazë pranë fabrikës së magazinimit të ftohtë”, shkruan Sky News.

Ndërkohë, BBC raporton se shpërthime “të fuqishme” janë dëgjuar pranë aeroportit të Kherson.