July 5, 2024
BallinaMaqedoni

Sulmet kibernetike/ Institucionet e RMV-së viktima të “hakerëve” ndërkombëtar!

Institucionet e Maqedonisë së Veriut janë viktima të sulmeve kibernetike që vijnë nga jashtë vendit apo nga “hakerët ndërkombëtar” – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, hetuesja e krimit kompjuterik nga PTHP-Shkup, Marina Peshovska.

Sulmet kibernetike “Ransomver” paraqesin sulme malicioze me të cilët mbyllet aparati ose inkriptohen të dhënat brenda tij, pas çka kërkohen pagesa me para ose kriptovaluta. Këto sulme paraqesin sfidë të vërtetë për hetuesit, por kjo, sipas hetueses së PTHP-së, Marina Peshovska, nuk do të thotë se nuk mund të arrihet suksesi dhe të zbulohen.

“Është sfidë për të gjithë, për shkak se kryerësit e veprave të këtilla penale shfrytëzojnë provajderë VPN, ose IP adresa të fshehura që vështirë lokalizohen. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të zbulohen. Institucionet shtetërore dhe kompanitë private duhet t`i denoncojnë këto sulme në MPB, PTHP, pasi në këtë mënyrë do të kemi pasqyrë të plotë të ngjarjeve”, tha Peshovska.

Peshovska ka përmendur rastin e ashtuquajtur “Darkod”, një operacion ndërkombëtar ku kanë qenë të implikuar EUROPOL-i dhe FBI por edhe 20 vende.

“Arritëm sukses të madh në këtë operacion ndërkombëtar. Në Maqedoninë e Veriut ishin konstatura dy persona, si kryerës apo si persona përgjegjës të një marketi të caktuar për shitjen e të dhënave bankare nga kartelat pagesore. Gjatë hetimeve njëri ndërroi jetë, por arritëm ta lokalizojmë personin e dytë. Sipas planit operativ të bërë në Hagë të Holandës, ne 20 vendet, në kohë dhe ditë të caktuar, kryem bastisje dhe konfiskuam pajisjet kompjuterike”, Peshovska

Në Maqedoninë e Veriut, një pjesë e institucioneve i heshtin sulmet kibernetike, duke fshehur se “hakerët” u kërkojnë para të zhbllokuar sistemet e punës. MPB-ja kishte zbuluar disa raste të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve, duke mos zbuluar emrat e tyre.

Viktima të sulmeve kibernetike ishin edhe Fondi për sigurim Shëndetësor, kompania MEPSO, por edhe institucione tjera./tvklan.mk/