Sulmet izraelite në Gaza vazhduan gjatë gjithë natës
Avionë luftarakë, artileri dhe luftanije të ushtrisë izraelite bombarduan gjatë gjithë natës Rripin e Gazës, veçanërisht pjesët veriore, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, zonat Beit Lahye, Jabalya dhe Beit Hanoun në pjesët veriore të qytetit u goditën nga avionë luftarakë.
Përveç bombardimeve intensive nga avionët luftarakë, pjesët lindore Beit Lahiye dhe Jabaliya ishin shënjestër e sulmeve të artilerisë.
Ndërsa shumë sulme ajrore u kryen në lagjet Jela dhe Nas në veriperëndim të Gazës, Megazi dhe Khan Younis ishin objektiv i predhave të artilerisë.
Shtëpia e familjes Abu Siydu në Khan Younis dhe dy shtëpi në lindje dhe perëndim të Rafahs në kufirin me Egjiptin u goditën nga avionët luftarakë izraelitë.
Ndërsa njoftohet se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet, nuk u dhanë shifra.
Gjithashtu, nga bombardimet u dëmtua edhe Spitali Al-Quds në Gaza dhe Spitali i Miqësisë Türkiye-Palestinë, ku kryhet i vetmi trajtim i kancerit në qytet.