Suharekë: Persona të panjohur kërkojnë qyp me lira në oborr të huaj (VIDEO)
Në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi që në të besohet se ka edhe diçka më të vlefshme.
Pronarja e kësaj toke tha se në të ka pasur më parë varreza ilire, por që nuk ka thesar, raporton Klan Kosova.
Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit të cilët nuk arritën ta kapin asnjë person.
Por, sipas tyre, një veprim i ngjashëm ndodhi edhe në shtator të vitit të kaluar, ku për ketë veprim arritën të arrestojnë një person.
Rasti me urdhër të prokurorit u cilësua “Dëmtim i varrezave apo kufomave”. /Klankosova.tv