Suharekasit për triumfin e Yllit: Po të mos ishin masat do të festonin edhe policët
Ekipi i basketbollit nga Suhareka Ylli është shpallë kampion në Superligën e Kosovës pasi mundi Pejën.
Por, këtë titull suharekasit s’mundën ta festojnë për shkak ta masave kundër pandemisë.
Megjithatë, emocionet për këtë fitore të madhe për Suharekën e thanë para kamerës së Klan Kosovës, kryetari i komunës Bali Muharremaj dhe tifozi besnik i klubit, Gent Kuqi.
“Është një ditë gazmore për krejt qytetarët e komunë tonë. Shpreh rastin t’i uroj lojtarët që luajtën një lojë të mirë dhe fer. Pak e rëndë që s’ka festë, por ne duhet t’i zbatojmë masat. Ndonjë ditë tjetër do t’i presim lojtarët. Po ashtu, edhe një rrugë do të kemi me emrin “Ylli Kampion””.
Ndërkaq, Kuqi tha se po të mos ishin masat edhe policët do të festonin këtë titull të madh.