Stuhia që përfshiu vendin, drejt Bullgarisë
Moti i ligë që përfshiu vendin një ditë më parë është larguar në drejtim të Bullgarisë. Në 24 orët e fundit më shumë reshje shiu ka pasur në Radovish, Berovë, Shtip, Shkup dhe Sveti Nikollë. Sipas Entit Hidrometeorologjik reshje shiu më nuk do të ketë por temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta.
Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 19 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 33 gradë celsius. Nga e hëna në vend moti do të jetë i qëndrueshëm, më i freskët dhe me erë të fortë. Nga ana tjetër Instituti bullgar i Meteorologjisë ka aktivizuar alarmin e verdhë, duke paralajmëruar për rrezik nga moti i keq, pasi nga Maqedonia mbërriti moti i ndryshueshëm. Autoritetet bullgare druajnë për reshje të rrëmbyeshme, breshër dhe erë të fortë. /alsat.mk