May 13, 2024
Rajon - Botë

Rusia sulmon qendrën e transfuzionit të gjakut

Rusia e ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Rusia nuk ka komentuar rreth kësaj ngjarjeje. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky i përshkroi kryerësit e sulmit si “kafshë”. “Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus”, tha Zelensky.

“T’i mposhtesh terroristët është çështje nderi për secilin njeri që çmon jetën”, shtoi ai. Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse u dëmtua nga një sulm ukrainas me dronë në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë. /alsat.mk