Maqedoni

Strugë-Ohër, interesimi për bujqësi në rënie

Viteve të fundit interesimi për bujqësi në rajonin Strugë-Ohër ka pësuar rënie të madhe. Fushat janë bosh dhe të rinjtë nuk kanë asnjë interes për të punuar tokën. Fermerët thonë se arsyet janë të ardhurat e ulëta, dëmet nga moti dhe çmimet e larta për përgatitje të tokës. Fermerët thonë se ka interes vetëm për rritjen e qershisë së Ohrit, e cila është më fitmiprurëse.

“Një pjesë e mirë e të rinjve po largohen, gjithnjë e më shumë toka të punueshme mbeten bosh, gjë që fatkeqësisht do të sjellë rritje të çmimit të produkteve bujqësore. Nëse e trajtojmë bujqësinë siç duhet dhe një pjesë e mirë e të rinjve qëndrojnë, e dini sa mirë është që një vend të sigurojë nevojat e tij me prodhimin e tij.”, tha Vanço Stojanoski, fermer.

Fermerët ankohen, thonë ata se puna e tyre nuk vlerësohet siç duhet dhe nuk kanë një klasifikim të besueshëm të prodhimit. Duhet më shumë mbështetje nga shteti.

“Ne kemi një djalë, ai studion për mjekësi dhe nuk dëshiron të merret me bujqësi. Vendi nuk bën, sepse problemi është tek shteti, nëse ka stuhi, nuk do të na paguajë dëmet. Për atë tokë që punoj më japin vetëm 20 mijë denarë, çfarë do të bësh me 20 mijë denarë.”, tha fermeri Memed Zhaku.

Rënie të prodhimit bujqësor dhe tokës së punueshme tregojnë edhe të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave. Vitin e kaluar, prodhimi i mollës dhe pjeshkës ka rënë dyfish, dardha me 41.2 për qind, kumbulla me 46.1 për qind. Një rënie më e madhe është vërejtur edhe te luledielli, domatet dhe kastravecat./TVM2.