Maqedoni

Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije

Banorët e Strugës nuk ishin në gjendje të pinin ujë nga ujësjellësi i qytetit për gati një javë.

Reshjet e dendura të shiut i turbulluan burimet pranë Belicës së Epërme, nga ku qyteti dhe disa nga vendbanimet furnizoheshin me ujë, shkruan Alsat.

Analizat e Qendrës së Shëndetit Publik treguan turbullimin e ujit, dukshëm më të madh se sa që parashihet.

“Uji është i pasigurt për shëndetin së pari, sepse turbullimi vjen nga toka, nga vetë fundi, vetë burimet, por uji i turbullt mund të përmbajë edhe mikroorganizma patogjenë, si dhe substanca toksike kimike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, u shpreh Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Me pothuajse çdo shi më të madh, Struga përballet me këtë problem dhe struganët detyrohen të blejnë ujë. Nga Ujësjellësi i Strugës thonë se ata e kanë gjetur problemin.

“Për kaq shumë kohë i njëjti problem vazhdon dhe zvarritet vite me radhë. Unë jam këtu për njëzet vjet e flas të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës. Apelojmë nëpërmjet shoqatave, drejtpërsëdrejti pranë institucioneve përgjegjëse, te vetëqeverisjet vendore”, tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Kur uji u ndot gjithashtu dy vjet më parë, nga Ujësjellësi thanë se ishte rënë dakord me kompaninë, pronare e hidrocentralit, për ta zgjidhur problemin, por në vend të kësaj, struganët ende paguajnë çmimin pasi mbeten pa ujë të pastër.