Stoltenberg: Pas luftës në Ukrainë, duhet të sigurohemi që Rusia të mos përsërisë diçka të ngjashme
NATO duhet të diskutojë opsionet e saj për garancitë e sigurisë ndaj Ukrainës pas luftës me Rusinë, tha më herët të mërkurën sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg.
Kur lufta të përfundojë, NATO duhet të kishte bërë aranzhimet e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos lëvizte thjesht forcat e saj për një tjetër sulm, u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg sqaroi se NATO, bazuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, do të sigurojë garanci të plota të sigurisë vetëm për anëtarët e saj.