September 28, 2024
BallinaMaqedoni

Stojanovski i VMRO DPMNE: BDI i ka dërguar Levicës mijëra euro të Videollotarisë, ja kush i dërgoi!

Levicës Zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar Kuvendi i ka parapri debat i ashpër mes Levicës dhe VMRO-DPMNE-së. levica ka akuzuar VMRO DPMNE-në se nuk po mban premtimet e dhëna para elektoratit, transmeton portali Lideri.mk, kurse VMRO DPMNE ka akuzuar Levicën se po bashkëpunon me BDI-në.

Debatin e filloi deputeti nga Levica, Amat Macanoviq.

“Sot e kemi të qartë se VMRO-DPMNE e fortë do të thotë më së shumti një alternativë e fortë. Kjo parti, e cila ishte koka e LSDM-së, pikërisht nga LSDM-ja u dëbua nga mazhoranca për ta zëvendësuar me Aleancën. Kjo parti e rrëzuar VMRO-DPMNE dëshiron ta kurorëzojë atë. Alternativa dhe koalicioni i tyre lejuan një qeveri të delegjitimuar, që e shpëtoi BDI-në nga rrënimi”, tha mes tjerash Macanoviq.

Deputeti i VMRO DPMNE, Bojan Stojanovski, siç transmeton portali lideri.mk, tha se paraqitja e Macanoviqit është teatër politik i “partnerit të koalicionit BDI”. Stojanovski madje akuzoi se një bashkëpunëtor i afërt i zv/kryeministrit Artan Grubi u ka dërguar mijëra euro përfaqësuesve të Levicës.

“Këtu nuk mund ta sulmoni BDI-në dhe të jeni përkrahës i tyre në qytetin e Shkupit. Levica e fortë do të thotë BDI e fortë. Tani keni ndryshuar punëdhënësin. Mijëra eurot nga Videollotaria shtetërore që ju kanë sjellë flasin shumë për ju. Ju po bëni politikë të të bazuar në euro”, tha Stojanovski.

Mecinoviç kërkoi një kundërpërgjigje:

– Në qytetin e Shkupit kryetarja juaj e votoi raportin e fundit me këshilltarët tuaj dhe këshilltarët e BDI-së”, tha Macanoviq./Lideri