May 4, 2024
Maqedoni

Mickoski në TV SHENJA: Së shpejti do të kemi shumicë të re

Duke folur për shumicën e re parlamentare, kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se pas rrethit të dytë do të ketë një situatë të re politike në Maqedoninë e Veriut dhe se gjërat nuk do të jenë njëjtë si më parë.

“Duke e patur parasysh situatën aktuale dhe numrat e deputetëve në Kuvend, duke patur parasysh edhe deklaratat e kryeministrit, atë që e deklarojnë liderët e disa partive politike për shumicë të re parlamentare, mendoj se ato dy opsione, për një shumicë të re dhe për zgjedhje të reja janë realitet pas këtyre zgjedhjeve lokale”, tha Mickoski, në emisionin debativ në TV SHENJA.

Ai tha se vendi do të ballafaqohet me krizë elektrike në periudhën e ardhshme e cila pason.

“Në këtë plan situata është dramatike dhe kjo nuk ka se si të mos ndikojë në gjendjen ekonomike. Nga qeveria po shohim se janë shumë jo serioz. Ata thonë se situata është nën kontroll, por më duhet të them, si ekspert se situata është shumë larg kontrollit”, tha Mickoski.