Maqedoni

Stoev: Nuk mund të pritet që Bullgaria të ndryshojë pozicionin për Maqedoninë e Veriut

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva dhe eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, shefi i diplomacisë së qeverië së përkohshme teknike në Bullgari ka deklaruar se nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut.

“Për ne mbetet kyçe që të mbahet raportet e mira fqinjësore dhe të merren garancat e nevojshme për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. “Jemi të hapur për dialog aktiv dhe të hapur me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presim që fqinjët tanë të punojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit”, ka deklaruar Stoev.