Maqedoni

Stevo Pendarovski me Blerim Kolallin japin lajmin e madh: Për së pari herë te njësiti special “Ujqit” do ketë edhe shqiptarë!

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga këshilltari për siguri nacionale, Blerim Kolalli, sot e kanë dhënë lajmin e madh, duke thënë se për së pari herë te njësiti special “Ujqit” do ketë edhe shqiptarë. raporton Almakos.

“Gjatë vizitës së sotme të Batalionit për shërbime speciale “Batalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike. Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë.
Pjesëtarët e Armatës sonë janë ambasadorët më të mëdhenj me pjesëmarrjen në shumë operacione ndërkombëtare, trajnime dhe stërvitje, interoperative më partnerët dhe shumë shpejt Armatë anëtare e NATO-s”, ka thënë Pendarovski./Almakos