Stefkovski: Gazi Baba plotësisht e përgatitur për dëborën eventuale
Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, mëngjesin e sotëm ka vizituar kompanitë të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore në territorin e kësaj komune.
“Komuna e Gazi Babës është gati për mirëmbajtjen dimërore.
Kam vizituar operatorët ekonomikë që kanë obligim mirëmbajtjen dimërore në territorin e komunës së Gazi Babës.
Shërbimet dhe shtabi i krizës në komunën e Gazi Babës janë gati për t’u përballur me të gjitha sfidat që sjell periudha dimërore e vitit”, siguron Stefkovski.
Ai porositi qytetarët e komunës Gazi Babë të jenë të qetë dhe se është siguruar sasi e mjaftueshme e kripës dhe mekanizimi i nevojshëm.
“Nuk do të ketë rrugë dhe vendbanime të pakalueshme në komunën e Gazi Babës si pasojë e reshjeve të borës”, ka shkruar Stefkovski.