Sporting Lisbona, kampion i Portugalisë pas 19 viteve
Sporting Lisbona janë shpallur kampion pas fitores së tyre fituar 1-0 ndaj Boavista në kuadër të Ligës së Portugalisë. Këtë sezon, Sportingu ishte i pandalshëm duke fituar kampionatin pa asnjë humbje të vetme. Kjo është hera e parë që skuadra fiton këtë trofe që nga viti 2002.
Edhe pse lojtarët e tyre kryesor vazhduan të largohet ndër vite, në fund Sportingu arriti që të fitojë titullin e kampionit. Gjatë tërë kampionatit, ata kanë pranuar vetëm 15 gola dhe ky është titulli i 19-të në historikun e klubit.