Spektakël në Madrid, Reali triumfoi ndaj Barcelonës
Edhe pse kushtet atmosferike aspak të favorshme për të luajtur, Reali dhe Barcelona dhuruan një nga ndeshjet më spektakolare.
“Los Blancos” triumfoi 2:1 ndaj Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
Benzema realizoi fillimisht në minutën e 13-të, kurse në të 28-tën Kroos dyfishoi epërsinë.
Nëse në pjesën e parë Reali e dominoi ndeshjen, në të dytën ishte ekipi i Koeman që administroi pothuajse gjithçka përveç rezultatit.
Goli i vetëm për katalunasit erdhi në minutën e 60-të nga Oscar Mingueza.
Krejt në fund Moriba e goditi shtyllën por ishte i pafat duke mos arritur të shënojë.
Me këtë fitore, Real Madridi merr përkohësisht primatin në tabelë me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi me një lojë më pak.
Në anën tjetër, Barcelona mbetet në kuotën e 65 pikëve. /Gazeta Express/