Kolumna

Specaxhiu milioner!

Shkruan: Medai Shaholli

Para ca ditësh në një dekleratë për opinion ‘specaxhiu milioner’ nga Strumica, Zajko sharlatani ka thënë se, ‘Milionin e parë e kam fituar vite më parë duke shitur speca në Serbi’!
Por, përveç liderëve servilë shqiptarë të partive politike dhe bandës së tij brenda SDSM-së, askush tjetër nuk i ka besuar demagogut Zajko se duke shitur speca dhe ‘Ajvar të zemruar’ bëhesh milioner.

Askush nga tregtarët e mbarë ‘severnës’ nëpër tregjet e qyteteve megjithëse janë ‘kalbur’ pranë tezgave nga mëngjesi e deri në mbrëmje nuk janë bërë milionerë.
Serbia ishte tregu që i mundësoi vëllait të vogël Zajko të bëhet milioner pa shumë mundime dhe këtë sajesë ai mundohet ta hedh në treg.
Ka mundësi që vëllezërit e tij serb t’i kenë ndihmuar demagogut Zajko të bëhet milioner përmes pazareve të ndyra të tregtimit të pandershëm në tregun e konkurencës së pandershme të kapitalizmit, pavarsisht aderimit dhe ‘bindjeve të tija socialdemokrate’ si një milioner brenda të majtës, ai me këtë ‘rrëshqitje djathtas’ ai ka dëshmuar se është një demagog që nuk përputhet me një lider majtist pa ideal dhe pa bindje por që ka maninë e babëzitjes dhe të grykësisë për t’u bër milioner me çdo kusht.

Kështu, ajvarxhiu i Strumicës Zajko milioneri ua ktheu nderin serbëve, kur tha gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i Severnës se : ‘ Njeh trashëgiminë kulturore serbe mbi Kosovën’!

Ndërsa liderët e partiçkave shqiptare heshtën dhe nuk kërkuan sqarim dhe përgjegjësi për këtë dekleratë skandaloze të specaxhiut milioner ndaj qëndrimeve pro serbe e vëllait të vogël të Vuçiqit për trashëgimin serbe mbi Kosovën.

Mbase frika e largimit nga koalicioni qeverisës dhe etiketimi për ‘qëndrime nacionaliste’ ka bërë që partitë shqiptare brenda këtij koalicioni të heshtnin përballë një deklerate shovene nga ana e premierit të tyre Zajko.
Ndërsa opozita nga ana e saj e ka mbyllur gojën për shkak të humbjes së privilegjit të ‘opozitës konstruktive’ fakt që dëshmohet me votimin pro qeverisë siç ishte miratimi i ndryshimeve kushtetuese ajo votoi për skllavërinë e re ndaj shqiptarëve si bashkësi etnike që flet gjuhën e 20%!

Si duket liderët shqiptarë janë bërë xheloz për milionat e specaxhiut Zajko ku edhe ata kërkojnë të bëhen milionerë në tregun serb përmes ‘Ajvarit të zemruar’ të Zajkos apo të produkteve të tjera në tregun e zi.
Megjithatë, urojmë që liderët shqiptarë le të bëhen milionerë në rrugën e gjatë për në BE dhe jo përmes rrugës së pandershme të trafikimit dhe të përfitimit por përmes konkurencës së ndershme.